Studentët, një vit specializim për mësuesi
Një brez i tërë studentësh këtë vit përfundojnë studimet e larta me sistemin e ri të Bolonjës. Ata marrin diplomë 3-vjeçare "Bachelor". Më tej kanë të drejtë të zgjedhin specializimin. Për të gjitha degët e mësuesisë është vendosur që ky specializim të jetë vetëm një vit akademik, në ndryshim nga gjithë llojet e tjera të specializimeve që do jenë dyvjeçare. Ka qenë një takim i ministrit të Arsimit, Genc Pollo, me rektorët e gjithë universiteteve publike në vend, që ka nxjerrë konkluzionin se "mësuesit duhet të diplomohen në kohë më të shkurtër se specialistët e tjerë". Kështu është vendosur parimisht që ata të cilët diplomohen këtë korrik në fakultetet e mësuesisë, të bëjnë edhe një vit tjetër shkollë, kundrejt një tarife mjaft të ulët prej 10 mijë lekësh.
I pyetur për takimin e rektorëve me ministrin e Arsimit, kreu i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, është shprehur për "Shqip" se "i propozuam ministrit që specializimi i mësuesisë të jetë në kohë më të shkurtër", ndërsa shtoi se Pollo ka rënë dakord, por ka kërkuar edhe pak kohë për të marrë vendimin përfundimtar për këtë çështje. Lidhur me vitet e studimit, Kule sqaroi se "sipas sistemit të Bolonjës, kemi ciklin e parë të studimeve që zgjasin tre vjet dhe quhet "Diplomë e Nivelit të Parë". "Diplomë e nivelit të dytë", me një ose dy vite studim. Më tej Diplomë e integruar e nivelit të dytë", studimet e së cilës zgjasin 2 vite dhe "Diplomë për gradën shkencore ‘Doktor‘ (Dr)". Nisur nga kjo skemë e re që do të zbatohet këtë vit akademik, ai thekson se "studentët që janë duke përfunduar studimet trevjeçare tani, në muajin tetor mund të nisin direkt studimet për Diplomën e Nivelit të Dytë. Kjo diplomë për degët e mësuesisë do të jetë pa konkurs dhe zgjat vetëm një vit. Për të gjitha degët e tjera do të jetë dy vite dhe kandidatët do t‘i nënshtrohen konkursit të pranimit.
Nëse ministri i Arsimit firmos ciklin e studimeve 3+1 për mësuesi do të zbatohet në të gjitha universitetet në Tiranë dhe në rrethe. Madje është rënë dakord mes rektorëve që të unifikohen diplomat e mësuesisë në 80 për qind të programit të tyre. "Kjo do të thotë se një diplomë për matematikë në Tiranë do jetë e barasvlershme me një diplomë për matematikë në Shkodër", sqaroi rektori i UT-së, Dhori Kule.
Fakultetet kanë përgatitur kurrikulat e reja për Diplomat e Nivelit të Dytë. Kështu, në Fakultetin e Histori-Filologjisë, që ka edhe numrin më të madh të studentëve në UT, përpos specializimit për mësuesi, studentët mund të ndjekin edhe specializim për Redaktori apo Arkiva. Secili departament ka hartuar programet e reja të studimit. Dekani i fakultetit, Shezai Rrokaj, ka treguar për "Shqip" se Departamenti i Letërsisë do të nxjerrë përpos mësuesisë edhe master (specializim) për bibliotekë. Departamenti i Gjuhësisë do të lëshojë master për redaktori, departamenti i Historisë për arkivistë dhe për mësuesi. Ndërsa Gjeografia ka një gamë më të gjerë masterash. Ato janë: mjedis, gjeomorfologji, rregullim territori, turizëm etj. Pra, një student që mbaron këtë vit studimet "Bachelor" për Gjeografi, mund të ndjekë sipas dëshirës një nga këto mastera.
Lidhur me Departamentin e Gazetarisë, dekani Rrokaj sqaroi se "nuk do të ketë ndryshime. Do të vijojnë masterat ekzistues, pasi kjo degë është reformuar më parë sipas Bolonjës".
Por çfarë leksionesh do të marrin studentët që ndjekin specializimin njëvjeçar për mësuesi? Rrokaj tregon se "pjesën më të madhe të krediteve këta studentë do ta marrin nga lëndët pedagogjike. Plot 20 kredite janë nga lëndët që do të jepen nga pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale, 20 kredite të tjera nga lëndët profesionale që do t‘i japin profesorë të Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe 10 kredite i ka mbrojtja e diplomës". Kjo do të thotë se i kushtohet një rëndësi e veçantë formimit pedagogjik të këtyre studentëve që përgatiten për mësues.