INSIG, dështon tenderi për vlerën e shitjes
Kompania e sigurimeve me kapital 61 për qind shtetëror, INSIG, e gjen veten sërish me probleme lidhur me procedurat për vlerësimin e aseteve, të domosdoshme për privatizimin e saj. Qeveria ka vendosur një afat të dytë, pas dështimit të privatizimit për vitin 2007, duke u nisur nga kërkesa e Ministrisë së Financave, institucioni përgjegjës për mbarëvajtjen e këtij procesi, duke qenë se tenderi për vlerësimin e aseteve të kompanisë, i nevojshëm për të mësuar realisht se sa kushton INSIG, ka dështuar përsëri. Kjo mund të rrezikojë seriozisht përfundimin e privatizimit brenda afatit, i shtyrë për t‘u mbyllur në fund të 2008-ës. I parashikuar të zhvillohej më 14 maj 2008, tenderi është anuluar për shkak të mungesës së konkurrencës, pra mungonte numri i nevojshëm i kompanive që bën të mundur hapjen e ofertave. Më parë, shoqëria ishte përfshirë në procesin e vlerësimit të bilanceve ekonomiko-financiare të vitit 2007, për të tre vendet ku shtrihen filialet e INSIG: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Edhe ky proces mezi u mbyll brenda afateve, për të njëjtat arsye, duke qenë se në vend janë të pakta kompanitë e vlerësimit auditues. Madje për këtë arsye edhe KESH rrezikoi të mbetej pa bilanc, pasi në tender merrnin pjesë kompani që nuk plotësonin numrin e duhur për zhvillimin e procesit.
INSIG
Qeveria prej katër vjetësh ka hapur procesin e privatizimit të 61 për qind të aksioneve që zotëron në shoqërinë e sigurimeve, INSIG. Pjesa e mbetur e aksioneve zotërohet nga BERZH dhe IFC, secila nga 19,5 për qind, ku njëkohësisht janë partnerë mbështetës të qeverisë në privatizimin e shoqërisë në fjalë. Dy institucionet financiare ndërkombëtare nuk kanë vendosur ende se si do të veprojnë me përqindjen e aksioneve që zotërojnë, por nuk përjashtojnë mundësinë që brenda një kohe të shkurtër edhe pjesa 39 për qind të kalojë në procesin e privatizimit. Arsyet e dështimit radhazi të tenderit për privatizimin e INSIG nuk janë bërë plotësisht transparente nga qeveria, duke u mjaftuar të thonë se ka pasur probleme në procedurat e tenderit. Në një kohë kur qeveria deklaron çdo herë e më shumë synimin për ta shitur INSIG-un sa më shpejt të jetë i mundur, paralelisht në këtë kohë tenderi për vlerësimin e aseteve të shoqërisë ka dështuar disa herë dhe e fundit daton më 14 maj 2008. Në këto kushte, qeveria nuk e ka ende të qartë se sa vlen në të vërtetë INSIG, e në këto kushte nuk ka se çfarë t‘u ofrojë kompanive të huaja që duan ta blejnë krenarinë shtetërore të sigurimeve.
Shtyrja e afatit
Jo më larg se dy muaj më parë, Ministria e Financave i kërkoi Kuvendit shtyrjen e afatit për privatizimin e shoqërisë së sigurimeve, i cili duhet të kishte përfunduar brenda dhjetorit 2007. Dështimi i procesit po vinte në rrezik bashkëpunimin me dy partnerët kryesorë, IFC dhe BERZH, madje ata kërkuan një përsëritje të ratifikimit të marrëveshjes me qeverinë shqiptare, me kushtin e mosparaqitjes së kërkesës për shitjen e aksioneve te Ministria e Financave. Pasi u mbyll procesi për herë të dytë i ratifikimit më 31 mars 2008, IFC dhe BERZH pranuan shtyrjen e afatit për privatizimin e INSIG, deri në fund të dhjetorit 2008.