E Diel, 1 Nëntor 2026

“Studentët po na japin mësimin më të mirë”- Pedagogu i “Luarasit”: Dialogu nuk vjen prej dhunës! E pafalshme nëse pranojmë të flasim me Ramën

Pedagogu i Universitetit “Luarasi”, Ilir Kaso, ka komentuar protestën e studentëve dhe situatën politike në vend, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si një “pushtet dhunues”.

pedagogu protest kaso

I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kaso u shpreh se kërkesa e kryeministrit për dialog duhej të ishte bërë prej vitesh, ndërsa kritikoi mungesën e transparencës dhe mënyrën se si janë zhvilluar politikat qeverisëse.

Sipas tij, dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet me thirrjet për dialog, pasi ajo ka ndikuar në rritjen e pakënaqësisë mes qytetarëve.

“Studentët po na japin mësimin më të mirë”, deklaroi Kaso, duke u bërë thirrje pedagogëve që t’u bashkohen të rinjve në protestë.

Ai theksoi se zemërimi ndaj qeverisjes lidhet me atë që e cilësoi si hendek mes propagandës dhe realitetit, ndërsa nënvizoi se padrejtësitë dhe problemet e akumuluara kanë shtuar pakënaqësinë në shoqëri.

Pedagogu i Luarasit Ilir Kaso: Dialogu që kërkon kryeministri duhet të ishte ndërtuar disa vite më parë. Ne e kemi të qartë sesa probleme ka kjo qeveri, në transparencën që mungon, në mënyrën sesi zhvillohen politikat, por ne kemi parë vetëm dhuna. Dhuna është e pafalshme. Ne nuk mund të pranojmë dialog pas gjithë asaj dhune.

Sot studentët po na japin mësimin më të mirë. Pedagogët duhet që të bashkohen me studentët sot në këtë protestë. Gjithçka është fasadë, fillon nga propaganda që po bëhet, nga mënyra e jetesës, prandaj ka arritur ky inat e mllef sidomos ndaj qeverisjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›