E Diel, 1 Nëntor 2026

“Studentët, zë i fortë për të ndryshuar sistemin” – Tabaku nga protesta: Ka pasur dhunë çnjerëzore, janë shoqëruar edhe persona me aftësi të kufizuara! News24, rol të rëndësishëm në informimin publik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve përpara ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për News24, ajo theksoi se ka dalë në shesh si pedagoge.

tabaku

Tabaku theksoi se zëri i studentëve është shumë i rëndësishëm në rrëzimin e qeverisë, ndërsa falënderoi edhe News24, duke theksuar se ka patur një rol të fortë në informimin e publikut pavarësisht sulmeve.

“Dua të falënderoj News 24 për rolin publik të informimit edhe në kushte të vështira. Gazetarët tuaj kanë qenë mbi 20 orë në ditë duke informuar publikun, kanë qenë shpeshherë edhe pre e agresionit. Jam këtu si përfaqësuese e opozitës dhe pedagoge. E rëndësishme është që pas kërcënimeve të kryeministrit, pedagogët dolën në shesh. Janë bashkuar në mbështetje të kërkesave të drejta të studentëve, është sinjal shumë i fortë. Bashkimi i pedagogëve, intelektualëve dhe çdo zëri për të mbrojtur të rinjtë duhet të ishte gjëja që duhet të kishte ndodhur që në ditët e para. Sot është përsëri një zë i fortë që ndihmon për të ndryshuar sistemin.”, tha ajo.

Deputetja theksoi se policia ka ushtruar dhunë çnjerëzore ndaj të rinjve, ndërsa shtoi se në komisariate të shoqëruar edhe persona me aftësi të kufizuara.

“Persona me aftësi të kufizuara janë shoqëruar në komisariate. Është ushtruar dhunë ndaj minorenëve, ndaj kujtdo.”, shtoi ajo.

Komentoi gjithashtu edhe pretendimet e Ramës për ndërhyrje të huaj.

“Qeveria duhet të thotë se nëse këto duar të zeza ekzistojnë. Ku janë? A janë arrestuar? 90 përqind janë studente nuk kanë prekur një gurë. Sot po cenohet liria e tubimit, ka pasur një sjellje çnjerëzore të Policisë.”, tha ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›