Studentët po qëndronin në park, Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundrejt tyre
Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj studentëve, të cilët po qëndronin në qetësi në parkun “Rinia”.
Sipas raportimeve, efektivët më pas janë vënë në ndjekje të protestuesve, ndërsa raportohet se ka disa persona të shoqëruar.
Në drejtim të të rinjve është qëlluar edhe me plumba gome.