VIDEO/ Policët s’i mbajnë më nervat, sulmojnë gazetarin e News24, Osman Stafa! Shefi i Komisariatit: Çfarë ke që filmon!?
Shefi i Rendit në Policinë e Tiranës, Kongres Metushi ka sulmuar gazetarin e News24, Osman Stafa, duke e penguar që të bënte punën e tij. Ngjarja është shënuar paraditen e kësaj të hëne në sheshin “Skënderbej”.

Efektivi ka tentuar që t’i marrë telefonin gazetarit teksa ai po filmonte një moment kur policia ka ndaluar një grup të rinjsh që qëndronin në shesh.
“Ça ke që filmon?! Ngele tërë kohës duke na filmuar!” – i thotë polici Stafës.
“Gangster je ti? Unë filmoj ça të duash”, replikon gazetari.