E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët qëllojnë me gurë drejt selisë së PS-së, thyejnë xhamat e godinës

Tensione dhe përplasje tek selia e Partisë Socialiste gjatë protestës së sotme studentore. Të rinjtë kanë qëlluar me gurë drejt selisë rozë, duke thyer xhamat e ndërtesës.

Nga ana tjetër, policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt protestuesve me qëllim shpërndarjen e tyre.

Ndërkohë, sipas gazetares Xhensila Kodra, brenda selisë u panë të dilnin civilë të maskuar dhe me shkopinj nëpër duar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›