E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Civilët e maskuar shtyjnë gazetarin e News24, Renaldo Salianji, dhe kameramanin! Po ndiqnin nga afër shoqërimin e disa të rinjve

Gazetari i News 24, Renaldo Salianji, është përfshirë në një përplasje me efektivë të Policisë së Shtetit, kryesisht me punonjës civilë, gjatë raportimit nga protesta studentore në Tiranë.

Sipas Salianjit, incidenti nisi në momentin kur ai, së bashku me operatorin e kamerës, iu afrua policisë për të ndjekur e raportuar shoqërimin e disa të rinjve që po kalonin rrugën

Gazetari pretendon se të rinjtë nuk po kryenin asnjë veprim të paligjshëm apo të dyshimtë në momentin kur u shoqëruan nga efektivët.

Salianji deklaroi se, pavarësisht se u identifikua si gazetar dhe bëri të qartë se ndodhej aty për të raportuar ngjarjen, sjellja e efektivëve nuk ndryshoi. Sipas tij, shtyrjet ndaj tij dhe operatorit vijuan edhe pas identifikimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›