Studentët refuzojnë dialogun dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama vendos sërish para kryeministrisë tavolinën prej guri
Përplasjet mes studentëve protestues dhe kryeministrit Edi Rama vijojnë, ndërsa kërkesat e të rinjve për dorëheqjen e tij mbeten të pandryshuara.

Pavarësisht thirrjeve për dialog, studentët kanë refuzuar të ulen në tryezë me kreun e qeverisë, duke këmbëngulur në kërkesën për largimin e tij nga detyra.
Ndërkohë, Rama ka vendosur sërish para godinës së Kryeministrisë tavolinën prej guri, duke rikthyer simbolikën e dialogut me protestuesit.