E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët refuzojnë dialogun me Edi Ramën, të rinjtë hedhin karriget e vendosura nga kryeministri

Ashtu si edhe nje dite me pare, studentët dhe të rinjtë që protestojnë në Tiranë kanë refuzuar ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama, duke përmbysur karriget e vendosura para godinës së Kryeministrisë. 

Karriget e zeza, të vendosura në mënyrë simbolike përpara Kryeministrisë, mbanin mbishkrimin “Dialog”. Përmes këtij gjesti, Rama kishte ftuar studentët dhe pedagogët të uleshin në bisedime me të dhe përfaqësues të qeverisë.

Ata hoqën karriget, përmbysën një pjesë të tyre dhe grisën letrat me mbishkrimin “Dialog”, duke shoqëruar veprimin me thirrje kundër kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›