Rama: Pjesëmarrja në tubim i mbuluar do të jetë në vetvete një konflikt me ligjin, kush nuk do gaz lotsjellës të mos mbulohet
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me drejtuesit e sistemit bankar, deklaroi se po punojnë për një paketë masash për ata që kanë kryer sulme gjatë protestës.

Ai theksoi se pjesëmarrja në tubim do të jetë në vetvete një konflikt me ligjin, duke shtuar se kush nuk do përgjigje me gaz lotsjellës të mos mbulohet.
“Kush ankohet se ishte aty paqësisht duhet të ikë dhe distancohet nga ata që aë më gur, e maska dhe jo u shkojë nga mbrapa se policia nuk futet në turmë për të bërë balet por për të goditur që ata që e godasin. Dhe kush rri rreth tyre, është me ata.
Jo me paqen dhe protestën e qetë. Patjetër që do të saktësojmë edhe diçka tjetër, që pjesëmarrja në tubim i mbuluar do të jetë në vetvete një konflikt me ligjin. Thjesht mbulim.
Kush nuk do protestë që të marrë përgjigje me gaz lotsjellës nuk ka nevojë fare të mbulohet. Mjafton të mos gjuajë me gurë, të mos bëjë dhunë, të mos thyejë dhe vandalizojë dhe nuk ka nevojë as për gaz lotsjellës dhe asgjë.”, tha Rama.