Topi ne Kazakistan takohet me personalitete te larta

Presidenti Bamir Topi i cili kryeson delegacionin shqiptar ne perberjen e te cilit eshte dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka marre pjese ne Samitin e Krereve te Shteteve dhe qeverive te OSBE-se qe po zhvillohet ne Kazakistan.
Mesohet se kreu i shtetit eshte takuar sot me sekretaren amerikane te shtetit Hilari Klinton kancelaren gjermane Angela Merkel sekretarin e pergjithshem te OKB-se Ban Ki Moon si dhe me presidentin serb Boris Tadic.
Samiti i Astanes organizohet nen drejtimin e kryesise kazake te OSBE-se. Delegacionet e disa prej aktoreve kryesore ne OSBE Franca Gjermania Italia Norvegjia Turqia etj. do te perfaqesohen ne kete Samit ne nivel Kreu Shteti dhe Qeverie.
Nderkohe Presidenti Topi do tu drejtohet punimeve te ketij Samiti duke mbajtur edhe nje fjalim.