OSBE reagon pas tensioneve në protestë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur mesazhin e Presidentit Bajram Begaj, duke iu bashkuar thirrjes së tij për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës, pas tensioneve në protestë.
Në reagimin e saj, OSBE shprehet gjithashtu e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut, nëse një gjë e tillë kërkohet nga palët.
“Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në njoftim.