Studimet part-time aplikimi deri ne 6 nentor
Ministria e Arsimit ka derguar ne universitete udhezimin perkates per procedurat e regjistrimit. Sipas udhezimit kandidatet duhet te dorezojne prane sekretarive te fakulteteve dosjen personale me nje sere dokumentesh. Kane te drejte te aplikojne te gjithe ata persona qe disponojne nje deftese pjekurie ose kane dhene provimet e detyruara te Matures Shteterore. Nga kuotat e miratuara nga qeveria per ciklin e studimeve me kohe te pjesshme 80 do te perdoren pikerisht per kete kategori aplikantesh. Po ashtu te drejten e aplikimit e kane edhe maturantet qe nuk arriten te kalonin me sukses gjate sezonit te pare provimet e detyruara te Matures Shteterore. Ne rast se kane marre nota kaluese ne sezonin e vjeshtes kane te drejte te aplikojne per kete cikel studimesh. Pjesa tjeter e vendeve te percaktuara u jep mundesine te konkurrojne kandidateve te cilet zoterojne tashme nje diplome universitare. Sipas udhezimit te MASH dosja duhet te permbaje deftesen e pjekurise ne mungese te origjinalit vertetim me liste notash me fotografi ose dokument me fotografi i leshuar nga Arkivi i Shtetit me notat perkatese te nenshkruara nga drejtori i shkolles dhe nga drejtori i drejtorise arsimore rajonale/zyres arsimore. Gjithashtu eshte i domosdoshem nje dokument identifikimi - leternjoftim ID pasaporte dhe fotokopje e tij ne dosje te mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit 2 fotografi te shoqeruara nga mandat - arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.550 lekesh paguar ne nje nga bankat e nivelit te dyte. Pas dates 6 nentor komisionet e perzgjedhjes do te percaktojne listen e kandidateve qe plotesojne kriteret per te vijuar kete cikel studimesh ne varesi edhe te kuotave te miratuara nga qeveria. Tarifat e shkollimit variojne nga 99 mije leke me e uleta deri ne 360 mije leke me e larta. Gazeta publikon listen me tarifat per cdo dege. Ne total do te jene 8130 kuota per studimet me kohe te pjesshme ndersa 40 kuota te tjera jane percaktuar per studimet ne distance. Per transferim studimesh jane percaktuar 200 kuota ndersa 240 kuota jane rezervuar per kategori te ndryshme. Keshtu 100 kuota jane rezervuar per shqiptaret nga trojet dhe per shtetas te huaj 20 kuota per te verbrit po aq per romet dhe ballkano-egjiptianet si edhe 100 kuota per ish te perndjekurit politike. Tarifat per part-time
Universiteti i Tiranes
Finance 135 000 200
Administrim biznesi 135 000
Biologji 288 000
Histori 153 000
Gjeografi 153 000
Gjuhe-Letersi 153 000
Drejtesi 99 000
Psikologji 153 000
Pune sociale 153 000
Universiteti Politeknik
Inxhinieri mekanike
Eduk. Distance 324 000
Universiteti i Gjirokastres
Cikli i ulet 153 000
Cikli i ulet parash. 153 000
Kontabilitet-finance 135 000
Administrim publik 135 000
Turizem 135 000
Histori-gjeografi 153 000
Gjuhe-letersi 153000
Biokimi 288 000
Matematike-fizike 108 000
Universiteti Bujqesor
Hortikulture 126 000
Mbrojtje bimesh 126 000
Prodhim bimor 126 000
Zootekni dhe biznes blegtoral 126 000
Akuakulture dhe menaxhim peshkimi 126 000
Agromjedis/ekologji 126 000
Agromekanizim 126 000
Menaxhim agrobiz. 135 000
Ekonomi pol. agrare 135 000
Finance dhe kontab. 135 000
Mbareshtim pyjesh 126 000
Perpunim druri 126 000
Teknologji agroush. 126 000
Vreshtari - enologji 126 000
Universiteti i Korces
Finance 135 000
Menaxhim 135 000
Marketing 135 000
Turizem 135 000
Turizem/ Pogradec 135 000
Cikli i ulet 53 000
Cikli i ulet parash. 153 000
Gjuhe-letersi 153 000
Agrobiznes 198 000
Hortikulture 198 000
Universiteti i Elbasanit
Punonjes social 153 000
Filozofi-sociologji 153 000
Gjuhe-letersi 153 000
Histori-gjeografi 153 000
Edukate qytetare 153 000
Finance-kontabilitet 135 000
Administrim biznesi 135 000
Cikli i ulet 153 000
Cikli i ulet parash. 153 000
Matematike-fizike 108 000
Biologji-kimi 288 000
Universiteti i Shkodres
Administrim biznesi 135 000
Finance-kontabilitet 135 000
Turizem 135 000
Drejtesi 99 000
Cikli i ulet 153 000
Cikli i ulet parash. 153 000
Matematike 108 000
Fizike 108 000
Biologji-kimi 288 000
Gjuhe-letersi 153 000
Histori 153 000
Gjeografi 153 000