E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasat bllokohen 15 karburante

/ /

Ky fenomen eshte evident megjithese ne baze te nje urdherese te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve te gjithe tatimpaguesit qe shesin mallra dhe kryejne sherbime ne lokale apo njesi te hapura per publikun jane te detyruara te vendosin kasat regjistruese per leshimin e kuponit tatimor. Aktualisht ne qytetin e Durresit ligji po zbatohet kryesisht ne disa lokale te cilesise se larte apo ne ndonje supermarket ku mund te gjesh kasa regjistruese apo deftesa tatimore. Sipas statistikave nga 1500 biznese te medha nuk jane pajisur me kasa vetem 300 prej tyre per te cilet eshte dhene paralajmerimi sipas ligjit. Kjo situate ka hedhur ne nje aksion te befasishem Drejtorine Tatimore te Durresit e cila ka bllokuar disa biznese. Gjate dites se djeshme objekt jane bere pikat e karburanteve te cilave iu bllokua funksionimi pasi nuk kane plotesuar kushtet e deklarimit te aktivitetit. Edhe pse jane paralajmeruar prej muajsh nga dikasteri tatimor per vendosjen e detyruar te kasave kjo nuk ka ndodhur. Rreth 60 karburante kane kaluar ne siten e tatimoreve deri ne oret e pasdites. Per 15 prej tyre eshte vendosur masa e bllokimit pasi kane tejkaluar cdo afat per venien e kasave. Karburantet e bllokuara operonin ne segmentin Durres-Shijak si dhe Plepa-Golem. Shkelqim Fortuzi drejtori i Tatim-Taksave ne Durres tha se aksioni ka per qellim goditjen e fshehjes se deklarimit te aktivitetit ku asnje pike karburanti nuk do te lihet pa u tatuar nga shteti. Sipas kreut te Tatimoreve mosvendosja e kasave sic e parashikon ligji i ka shkaktuar nje dem te madh financiar shtetit i cili llogaritet ne miliona leke. Pervec ketij fakti fatura ka renduar se tepermi dhe ne xhepat e konsumatorit i cili jo ne pak raste ka denoncuar pikat e karburanteve per abuzime si ne sasi ashtu edhe ne cilesi. Bllokimi i 15 subjekteve nga tatimoret paraditen e se martes ka ardhur pas marrjes se masave ndeshkimore me gjobe nga 100 mije deri ne 500 mije leke disa muaj me pare. Aksioni i tatimoreve do te vijoje edhe ne ditet ne vijim per tu shtrire ne te gjitha pikat e karburanteve qe operojne ne qarkun e Durresit. Deri ne fund te vitit nuk do te kete asnje karburant pa kase fiskale. Permbushja e ketij detyrimi eshte kerkuar ne fakt edhe nga Shoqata e Shoqerive te Hidrokarbureve ne vend ne menyre qe te shmangen abuzimet.

DURRES/ LEONIDHA MUSAI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›