Ankesat e punonjesve per mungese kushtesh tani online
Punetoret qe rrezikojne jeten si pasoje e mungeses se kushteve te punes apo ata qe punojne ne te zeze duke filluar nga sot mund te ankohen online.8232Inspektorati Shteteror i Punes ka krijuar ne faqen e tij te internetit nje hapesire te posacme per aplikimet online pra per ankesat ndaj moszbatimit te ligjit per sigurine e shendetin ne pune nga ana e punedhenesit.8232Ne kuader te fushates europiane per sigurine ne pune inspektorati shteteror u ben thirrje punetoreve te mos lejojne qe jeta e tyre te vihet ne rrezik por te ngrene zerin duke adresuar ankesat e tyre ne kete institucion.8232Gjate muajit tetor inspektorati zhvilloi nje fushate kombetare per ndergjegjesimin e punedhenesve dhe punemarresve mbi rreziqet ndaj aksidenteve dhe parandalimin e tyre.8232Burime nga ky inspektorat bejne me dije se per tu ardhur ne ndihme punetoreve se shpejti do te vendoset edhe nje numer i gjelber per adresimin e ankesave ndaj punedhenesve qe nuk zbatojne rregullat teknike dhe nuk ofrojne siguri ne vendet e punes.