Studimi / Milano, kryeqyteti i botës për modën
Milano është kryeqyteti i botës për modën. Një studim amerikan për modën ka vlerësuar se vendlindja e Armanit, Dolce & Gabbana, Prada e Versace ka spostuar Parsion dhe New York si pika qendrore për tërheqjen e stilistëve dhe modeleve në gjithë botën. Sipas studimit të "Global Language Monitor", Milano është vëndosur në vendin e parë si qyteti i modës më i përmenduar në artikujt e modës në gazeta në internet dhe faqe të specializuara për fashion. Milano kryeson në vendin e parë duke lënë pas New York-un që ka mbajtur trofeun për pesë vjet dhe më pas renditen Parisi, Roma dhe Londra.