Bolivi, bujku hahet i gjallë nga milingonat

Një banor i Bolivisë ka vdekur pasi është ngrënë i gjallë nga milingonat. Bujkun 42 vjeçar, e kishte zënë gjumi nën një pemë pasi ishte i dehur dhe është ngrënë nga mijëra milingona. Njeriu ka gjetur vendin e gabuar pasi është "sulmuar "nga insektet e vogla, por aq të shumta në numër, saqë i kanë marrë edhe jetën. Sapo e ka zënë gjumi, njeriu është mbuluar nga një lukuni milingonash. Lajmi është treguar nga kreu i policisë së Beni-t, lokaliteti ku ndodhi ngjarja. Rolando Ramos ka shpjeguar se viktima, Santiago Ortiz, në gjendje të dehur, është sulmuar agresivisht nga insektet dhe ka humbur jetën nga pickimet e tyre.