Studimi/ 40% e mjekeve nuk njohin efektet e ilaceve
Mjeket e poliklinikave kane shume pak njohuri per ilacet, efektet anesore te tyre, medikamentet qe duhen perdorur, dietat qe pacienti duhet te mbaje ne rastet kur ai ka nje semundje, dhe ajo qe eshte me e rendesishmja ne nje te treten e rasteve godasin ne shenje per diagnozen e semundjes. Keto te dhena jane bere publike nga Instituti i Shendetit Publik, i cili ka realizuar nje studim ne Tirane, dhe me vone pritet te shtrihet ne mbare vendin.
Studimi
Ne Shqiperi ka ende mjeke qe nuk njohin medikamentet apo ushqimet me elementare qe u rekomandohen te semureve kronike. Kjo ka rezultuar nga raporti i pare mbi njohurite e mjekeve te familjes i kryer nga Instituti i Shendetit Publik, i cili ka anketuar mbi 80 mjeke te sherbimit paresor, ne poliklinikat kryesore te Tiranes. Specialistja Jolanda Hyska thote se ka dhe nga ata mjeke, qe nuk njohin as efektet e acidit folik; preparat ky shume i nevojshem per grate shtatzena. "Rezultatet deri ne nje fare mase per sa i perket Tiranes jane te kenaqshme, duke llogaritur edhe gabimet ne pergjigje. Per perseri ka probleme madhore, pasi nje pjese e mjekeve, per shembull, nuk e njihnin acidin folik dhe rolin e tij ne ndalimin e semundjeve te lindura te femijet. Ka njohuri jo te mjaftueshme persa i perket nutrienteve ne tromboza, te cilat jane te shpeshta sot, ne rastet e gjendjeve postkirurgjikale", tha Jolanda Hyska, Specialiste e ISHP, e cila ka kryesuar edhe studimin. Ajo qe vlen te theksohet eshte se nje pjese e mire e mjekeve specialiste te poliklinikave nuk jane ne gjendje te vendosin diagnozen e sakte, dhe me pas duhet te jene mjeket e spitaleve ata te cilet duhet t'ia nisin punes nga e para per percaktim te diagnozes. Problem mbetet edhe njohja e efekteve anesore te medikamenteve qe ata pershkruajne ne recete, ku ne te shumten e rasteve jane farmacistet ata qe tregojne per efektet e tyre dhe kohen kur duhet marre bari.
Shtrirja
Ky studim nuk do te jete vetem per Tiranen, pasi ky projekt pilot do te shtrihet dhe ne rrethet e tjera te vendit, ku situata parashikohet te jete edhe me e zymte. Specialistja e ISHP, sqaron se informacioni tek mjeket e sherbimit paresor neper rrethe eshte dhe me i manget, pasi ata kane edhe me pak akses per t'u trajnuar dhe informuar. "Nese keta mjeke qe jane ne Tirane, e per te cilet thame qe jane me te perditesuar me informacionin, kane nevoje per informacion, qellimi yne eshte qe te mos vleresojme vetem situaten ne Tirane, por ne gjithe republiken. Mendojme se situata ne rrethe ndoshta mund te kete me teper nevoje", vijon Hyska. Nga anketimi ne kryeqytet, rezulton gjithashtu se mjeket jane te pakenaqur me indiferencen qe tregojne pacientet per te zbatuar keshillat qe lidhen me konsumimin e ushqimeve dietike. Ky anketim sipas specialistes se ISHP ka identifikuar nga ana tjeter dhe interesin e shume mjekeve te tjere, qe kerkojne te mesojne rreth metodave me te reja te ushqyerjes se shendetshme, si nje menyre efikase kunder semundjeve kronike. Sonila Isaku
"Shtrimi ne spital me nxori diagnozen"
Per rreth 6 muaj, Idriz Aliaj eshte sorollatur dyerve te spitaleve dhe poliklinikave per shkak te problemeve shendetesore qe ka patur. Fillimisht me disa dhimbje koke te lehta, te cilat i kane ardhur duke u renduar, dhe me pas te shoqeruara me luhatje te tensionit. Mjeket e lagjes e kane kuruar per hipertension, ashtu si edhe gjysma e shqiptareve, te cilet vuajne nga kjo semundje. "Ne fillim ilacet qe mora me permiresuan disi, por perseri kisha te njejtat probleme, por ne nje nivel me te ulet. Ndaj vendosa te shtrohem dhe te mesoj se cfare kam" - tregon Idriz Aliaj. Sipas tij, i eshte dashur qe me shtrimin ne spital, te kryeje te gjitha analizat dhe ekzaminimet radiologjike per te mesuar semundjen. Realisht 60 vjecari vuante nga nje spondiliatroze, e cila i shkaktonte te gjitha problemet.
Pediatria vendi ku eliminohen virozat
Pediatria e pergjithshme eshte nje nga ambientet me te bukura te spitalit ne Tirane, vend i cili mund te krahasohet edhe me spitale te tjera ne bote. Aty me dhjetera femije shtrohen per te marre nje mjekim me te specializuar, sidomos ne rastet kur paraqiten ne urgjence me temperature te larte. Dy vogelushe se bashku me prinderit e tyre kane kaluar ne dhomen e lojerave, pas nje permiresimi. Prinderit e Alteas dhe Emes na tregojne se pas disa diteve te lodhshme me femijet e tyre, iu desh qe te vendoseshin ne spital per te eliminuar virozat e diteve te fundit. "Fillimisht vajza pati temperature deri ne 38 grade, pasi e vizitova, mjeku me dha mjekimet duke me thene qe eshte nje viroze. Me pas temperatura nuk ulej, por shkoi deri ne 40 grade, ndaj u detyrova t'a shtroj per te qene nen kujdesin e mjekut, por edhe per te mos bere ato sorollatjet e perditshme" - ka pohuar Valbona. Sipas saj, ne disa raste mendimi i mjekeve specialiste eshte shume i nevojshem.
Mjeket, gjoba per gabimet ne pune
Gjate kontrolleve te kryera nga ISKSH gjate viteve te fundit, ka rezultuar se mjeket gabojne ne pune. Sipas te dhenave, ata kane abuzuar duke lejuar shkeljet ne protokollet e perdorimit te barnave, parregullsi te theksuara ne kartelat klinike, me mungesa te ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike, te cilat ndihmojne ne vendosjen e diagnozes dhe percaktimit me te sakte te mjekimit. Po ashtu, mjeket nuk argumentonin si duhet rastet e reja dhe ato me ndryshim terapie, por bazoheshin thjesht ne rekomandimin e mjekut specialist, e jo ne baze te ekzaminimeve te domosdoshme laboratorike, sipas protokolleve te perdorimit te barnave. Ne shume raste eshte konstatuar edhe kryerje te vizites per persona te pasiguruar, pa tarifat perkatese te miratuara.
Mjeket, sa duhet te studiojne qe te jene profesioniste
Mjekesia kerkon 44 per qind ore studimi me teper ne krahasim me shkencat e komunikimit. Te diplomohesh ne lendet shoqerore ose ekonomike eshte me e lehte se te diplomohesh ne disiplina me teknike. Studimi ne mbi 15 mije studente, ne Mbreterine e Bashkuar, tregon se mjekesia kerkon 44 per qind ore studimi me teper ne krahasim me shkencat e komunikimit. Te diplomohesh ne lendet shoqerore ose ekonomike eshte me e lehte se te diplomohesh ne disiplina me teknike, si p.sh. mjekesia dhe veterinaria. Kjo eshte dicka e ditur, por tani nga Mbreteria e Bashkuar na vjen nje studim, i cili na e konfirmon kete thenie. Disa studiues britanike kane realizuar nje sondazh dhe kane arritur ne perfundimin se studenteve, te cilet studiojne ne fusha te ndryshme, u nevojiten orare te ndryshme studimi. Studiuesit kane evidentuar se studenteve, te cilet studiojne per Mjekesi, u nevojiten 35,2 ore ne jave per t'u diplomuar mire ne kete fushe, ndersa 23,3 ore jane te mjaftueshme per te perfunduar studimet per diplomen ne Gjuhe-Letersi, Histori dhe Filozofi.