Studimi: Afganistani, vendi më i rrezikshëm për gratë

Afganistani është vendi më i rrezikshëm për gratë. Kjo është konstatuar gjatë një studimi ndërkombëtar i bërë publik sot nga Fondacioni Tomson-Rojters. Sipas studimit dhuna e përhapur, një sistem i dobët shëndetësor dhe varfëria e bëjnë Afganistanin vendin më të rrezikshëm për gratë.
Republika Demokratike e Kongos dhe Pakistani renditen në vendin e dytë dhe të tretë.
Ekspertët thonë se Pakistani është vendi me numrin më të madh të vrasjeve të ashtuquajtura për nder dhe ka raste më të shpeshta të martesave të fëmijëve.
Sipas 213 ekspertëve të pyetur gjatë studimit nga pesë kontinente që të rendisin shtetet nga përceptimi i përgjithshëm për rrezikun, për kujdesin shëndetësor, dhunën, kulturën dhe diskriminimin fetar si dhe trafikimin njerëzor.