SHBA, Bernanke paralajmërim për financat

Kreu i Federal Reserve, Ben Bernanke paralajmëroi Kongresin amerikan mbi pasojat që do të ketë në ekonominë e SHBA-së një vendim që nuk do të sillte rritjen e tavanit të huasë.
Bernanke tha se SHBA mund të humbasë vlerësimin e AAA në klasifikimin për kreditë nëse Kongresi nuk rrit tavanin e huasë që aktualisht është 14.3 miliard dollarë.
Ai tha se nëse nuk ka ndonjë ndryshim deri në muajin gusht, kjo do të pasohet negativisht tek financat amerikane.
Ndërkohë, zv/presidenti Joe Biden u shpreh optimist për gjetjen e një marrëveshje me Republikanët për çështjen në fjalë.