E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, Jeton në veri, ke trurin e madh!

BRITANI- Jeton në veri? Atëherë truri yt është i madh! Nuk është shaka apo lojë fjalësh, pasi në këtë përfundim kanë aritur studiuesit e Universitetit të Oksfordit.

Studiuesit britanik kanë zbuluar se njerëzit që jetojnë në veri e kanë trurin më të madh se ato që jetojnë në jug.

Sipas studiuesve përmasa e trurit është më e madhe tek ato persona që jetojnë në veri, për shkak atyre u duhet të shohin më qartë në ato lartësi.

Duke analizuar kafka të ndryshme të vendeve të botës dhe zona të ndryshme ka rezultuar se kafkat e personave që jetonin në veri të vendit kishin madhësi më të mëdha se ato që i përkisnin jugut.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›