Gjumi i tepert ne fundajve nuk zevendeson gjumin e humbur

Gjumi i tepert ne fundajve nuk zevendeson gjumin e humbur
Nje studim i ri tregon se nje nate me gjume te keq mund te shkaktoje efekte negative ne sjellje dhe funskionimin e trurit dhe se per te rifituar aftesite e mepareshme mund te duhet me shume sesa nje nate me gjume te mire. Gjithashtu mendohet se nje gjume shtese gjate fundjaves mund te jete plotesim i mire per njerezit qe flene pak gjate diteve te javes. Por edhe kjo mund te mos i pakesoje efektet e pagjumesise kronike thuhet ne studim. Per kete dhe te reja te tjera nga fusha e mjekesise kolegu Astrit Lulushi
Zakonisht ne qofte se njerezit nuk flene mire gjate nje nate ata perpiqen te shkojne heret ne shtrat naten tjeter per te zevendesuar gjumin e humbur. Por studimi i kryer nga shkencetare prane Universiteti i Pensilvanise Shkolla e Mjekesise zbuloi se ky gjume shtese mund te mos jete i mjaftueshem per zevendesimin e gjumit te humbur nje nate me pare.
Ne studim me i madhi i ketij lloji u perfshine 159 persona te shendetshem nga mosha 22 - 45 vjec. Nje pjese e grupit u la te flinte 4 ore gjume per pese nete ndersa pjesa tjeter qendroi ne shtrat per 10 ore cdo nate.
Gjate kesaj periudhe shkencetaret vezhguan dhe vleresuan ne periudha te caktuara veprimtarine e trurit te pjesmarresve. Tek personat qe benin 4 ore gjume ne nate shkencetaret vune re mungese perqendrimi mendor humbje te vemendjes reagime te vonuara dhe renie te funksionit te trurit. Por kur keta persona zevendesuan gjumin e humbur gjendja e tyre u permiresua. Autoret e studimit thone se personave me gjume te kufizuar iu desh te pakten 10 ore gjume per tu clodhur si duhet dhe per te rifituar aftesite e mepareshme.
Ushtrimet visuale permiresojne kujtesen
Nje program ushtrimesh fizike ka treguar se mund te permiresoje kujtesen tek te moshuarit te pakten per nje periudhe te shkurter. Rezultatet e para treguan se ushtrime te thjeshta vizuale mund te permiresoje kujtesen afatshkurter vizuale.
Truri mund te kete nevoje per stervitje ashtu si edhe trupi. Studjuesit ne Universitetin e Kalifornise ne San Francisko veshguan nga afer nje program per stervitjen e trurit per te pare nese mund te ndihmonte ne permiresimin e kujteses tek te rriturit. Te moshuar te shendetshem u perfshine ne nje program me lojra kompjuterike qe kishte per qellim permiresimin e kujteses vizuale te punes nje funksion ne tru qe ruan informata per periudha te shkurtra kohe. Kujtimet e pjesmarresve u regjistruan para fillimit te programit dhe nje jave pas perfundimit te tij. Rezultatet treguan se kujtesa pamore u permiresua rreth 10 perqind duke e ngritur nivelin e kujteses njesoj me te rinjte. Kjo ngritje ishte afatshkurter por studiuesit mendojne se me programe te rregullta ky nivel kujtese edhe mund te ruhet. Ndersa ne treg sot ka shume lojra e programe per stervitjen e trurit nuk ekzistojne prova se ato jane te efektshme. Studimi i fundit duket se ndihmon per gjetjen e rrugeve te reja me te mira per permiresimin e kujteses tek te rriturit dhe te moshuarit.
Vitamina D rol ne zhvillimin mendor
Vitamina D luan nje rol te rendesishem ne mbrojtjen nga nje numer semundjesh qe lidhen me moshen si kanceri semundje te zemres dhe goditje ne tru. Shkencetaret kane zbuluar kohet e fundit se niveli i ulet i vitamines D mund te shoqerohet me nje rrezik me te larte per demenca apo degradim mendor
Vitamina D luan nje rol te rendesishem ne shendetin e kockave sistemin imunitar si dhe absorbimin e kalciumit por gati 1 miliard njerez ne mbare boten nuk kane nivele te mjaftueshme te vitamines D.
Sipas nje studimi te ri nga shkencetaret ne Universitetin e Exeterit niveli i pamjaftueshem i vitamines D mund te jete nje shenje e hereshme paralajmerimi per rrezikun e prekjes nga demenca. Ne studim u perfshine 850 persona te moshes 65 vec e siper.
Ne krahasim me ata qe kishin nivele te mjaftueshme vitamine D personat te cilet kishin mungesa te medha te kesaj vitamine kishin 60 per qind me shume gjasa per te perjetuar renie te konsiderueshme mendore dhe 31 per qind me shume gjasa per patur veshtiresi per te menduar.
Vitamina D perftohet natyrshem kur lekura bie ne kontakt me rrezet e diellit. Lekura e njerezve te moshuar eshte me pak e afte per te prodhuar vitamine te nevojeshme. Demenca apo humbja e kujteses eshte e zakonshme tek te moshuarit dhe deri tani ka pak alternativa per parandalimin dhe trajtimin e saj.
Autoret thone se studime te tjera jane te nevojeshme rreth lidhjes midis vitamines D dhe demences me shprese per te gjetur metoda me te mira per parandalimin e semundjes.