E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook vendos opsionin “Pritet një fëmijë”

Facebook bënë disa ndryshime në profilet e përdoruesve. Tashmë kushdo mund ti bëjë të ditur miqve të tij që po pret një fëmijë, gjithashtu edhe emrin e fëmijës që pret.

Përdoruesit kanë mundur të vendosin në profilin e tyre pjestarët e familjes që prej dhjetorit të vitit 2010, atëherë kur Facebook bëri ndryshimet e rëndësishme në grafikë. Më pas në shkurt të këtij viti Facebook bëri disa ndryshime të tjera duke vendosur opsionin e gjendjes civile dhe lidhjeve sentimentale.

Tashmë Facebook vendosi fushën “Pritet një fëmijë”.

I cili do të duket në profilin tuaj kështu:

Opsioni i ri do të lejojë edhe mundësin për të bërë “Tag” në foto emrin e fëmijës që pret. Kjo mundësi u jepet përdoruesve nga Facebook për të ndaluar përhapjen e profileve të fëmijëve akoma të pa lindur, që prindërit hapin shpesh.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›