Studimi/ Sa vështirë që të jesh nënë në Shqipëri (por këto gra nuk e kanë problem)
Në prag të Ditës së Nënës, organizata Save the Children ka publikuar studimin e përvitshëm për gjendjen e nënave në mbarë botën.
Sipas studimit, më e lehtë është që të jesh nënë në Finlandë, më pas vjen Suedia, Norvegjia, Islanda dhe Holanda.
Ndërsa më e vështirë është që të jesh nënë në Somali e Kongo.
Shqipëria renditet në vendin e 81-të, duke qenë në një renditje me Tajlandën dhe Kolumbinë.
Vendet e rajonit janë të gjitha përpara Shqipërisë.
Kroacia është në endin e 34-të, Serbia në vendin e 36-të. Maqedonia është në vendin e 40-të. Mali i Zi në vendin e 42-të, madje edhe Bosnja është në vendin e 47-të.
Por edhe pse jemi kaq shumë larg vendeve të rajonit, sërish këto gra duket se nuk e kanë të vështirë të jenë nënë në Shqipëri, pasi entuziazmohen kur shohin në skenë një pensionist të kërrusur, që i drejton prej dy dekadash./ep

