E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi i UNICEF: 57 % e fëmijëve shqiptarë janë të kequshqyer

UNICEF ka prezantuar dje të dhënat e një studimi që flet për nivelin e jetesës së fëmijëve shqiptarë. Studimi në fjalë zbulon një realitet të hidhur me të cilin përballen çdo ditë dhjetëra familje shqiptare, të cilat mbijetojnë vetëm me një ndihmë ekonomike prej 4800 lekësh në muaj.
Studimi
UUNICEF thotë se 57 për qind e fëmijëve të këtyre familjeve nuk mund të plotësojnë asnjë nga pesë nevojat e konsideruara themelore; 23 për qind e fëmijëve deri në 18 vje c jetojnë nën nivelin e varfërisë absolute dhe 10 për qind nën atë të varfërisë ekstreme. Varfëria sipas raportit reflektohet dhe në arsimimin dhe shëndetin e fëmijëve të kësaj shtrese, pasi 77 për qind e fëmijëve nuk frekuentojnë arsimin e mesëm. Ndërsa afro 30 për qind e fëmijëve, që vuajnë të paktën nga një sëmundje kronike vijnë nga familje, që jetojnë nën varfërinë ekstreme.
Vasili
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili i pranishëm gjatë prezantimit të këtij studimi, tha se programi që po aplikohet për rrugët e reja të ushqyerjes për gratë dhe fëmijët, pritet të zbut sëmundshmërinë. Ndërsa drejtori i UNICEF, Detlef Palm këshilloi qeverinë se duhet të zbusë nivelin e varfërisë. Stimulimi i ushqyerjes me gji në mënyrë të veçantë për fëmijët, fillimi në kohë i ushqyerjes shtesë për ta dhe njëkohësisht ndërhyrja në përmirësimin e strukturës ushqimore të fëmijëve, është një e dhënë e cila thotë që për çdo 1 dollar të investuar janë 4 dollarë të fituar. Dhe ne na ka dëmtuar shumë fragmentimi, pra secili ka punuar në punët e veta, tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë. Ndërsa zv.ministrja e Punës Filloreta Kodra premtoi se do të rishikohet masa e ndihmës ekonomike, e cila aktualisht shkon mesatarisht në 4 mijë e 800 lekë të reja në muaj. Nëse do të bënin një krahasim me çmimet e ushqimeve sot, kjo shumë lekësh nuk mjafton as për të konsumuar një bukë në ditë.
UNICEF
Në Shqipëri duhet të zbutet niveli i varfërisë. Fëmijët e familjeve që jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike kequshqehen dhe pËr pasojë rritet niveli i sëmundjeve. Ata gjithashtu nuk janë në gjendje të ndjekin arsimin. Duhet të mendoni të hapni vende pune pasi ndihma ekonomike në çdo vend të botës nuk plotëson kurrë nevojat e familjeve të varfra, u shpreh Detlef Palm, drejtor i UNICEF për Shqipërinë.
Abuzimet
Në këtë raport janë publikuar dhe shkeljet dhe abuzimet që bëhen në skemën e ndihmës ekonomike, pasi afro 60 për qind e familjeve aktuale në skemë, përfitojnë padrejtësisht ndihmë ekonomike; ndërsa 47 për qind  të tjerë që plotësojnë kriteret për ta përfituar përkrahjen sociale, janë të përjashtuara. Pjesë e këtij anketimi janë bërë 400 familje shqiptare që trajtohen me ndihmë ekonomike, dhe që jetojnë në 365 njësi vendore të vendit tonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›