Bruceloza, nis vaksinimi edhe në Gjirokastër
Gjirokastër- Pas publikimit të dhjetra rasteve në Gjirokastër ku sëmundja e Brucelozës kishte infektuar dhe njerës, Ministria e Bujqësisë ka nisur vaksinimin e bagëtive edhe në këtë zonë.
Sipas ministrit të Mjedisit, Genc Ruli po punohet sipas standarteve evropiane dhe ndërsa ka shumë zona ku sëmundja e breucelozës është e përhapur.
Por sipas ekspertëve vaksinimi në këtë periudhë është i rrezikshëm bagëtitë janë në kulmin e prodhimit të qumështit dhe ka një rrisk shumë të madh te përhapjes në masë të brucelozës, duke qënë se përhapet përmes qumështit, mund të infektojë konsumatorët.
Ata thonë se është kategorikisht e ndaluar të vaksionhen bagëtitë në këtë periudhë të vitit. Edhe vetë vaksina e ka të shkruar se ndalohet përdorimi në kohën kur bagëtitë janë të mbarsura ose në kohën e prodhimit të qumështit. Por autoritetet e bujqësisë janë duke vazhduar pikërishrt në këtë kohë. Madje ata kanë fshirë nga etiketa pikërisht faktin se vaksina nuk duhet bërë në kohën e prodhimit të qumështit (laktacionit).
Por sipas burimeve të gazetës IDEA, Ministria e Bujqësisë i ka marrë tashmë 3 milion doza vaksinash të cilat skandojnë për një muaj dhe duhet me çdo kusht ti shpenzojë, edhe pse ato duhet të ishin bërë që në Nëntor. Ndërkohë, me gjithë këto kushte, Ministria e Bujqësisë njofton çdo ditë mbi vazhdimin e procesit të vaksinimit.
Më shumë se 36 mijë krerë të imta janë vaksinuar kundër brucelozës në Qarkun e Korçës. Vetëm brenda kësaj jave veterinerët e Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës kanë arritur që të vaksinojnë më shumë se 10 për qind të numrit të të imtave në këtë Qark. Fushata Një pikë në sy është mbështetur nga të gjitha strukturat e pushtetit lokal në rajonin e Korçës dhe është mirëpritur nga fermerët e kësaj zone. Në një vizitë në fshatin Mborje, ku veç strukturave të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe atyre lokale morën pjesë dhe drejtues të Projektit PAZA e Delegacionit të Bashkimit Europian, u pa nga afër procesi i vaksinimit te delet dhe dhitë. Drejtues të Delegacionit BE-së, që është dhe financuesi kryesor i kësaj fushate kombëtare vunë në dukej rëndësinë e mbrojtjes nga bruceloza dhe çrrënjosjen e sëmundjes. Rëndësia e kësaj mase veterinare është e shumëfishtë, pasi ajo lidhet jo vetëm me mbarëvajtjen e sektorit blegtoral, por mbi të gjitha krijon garanci për shëndetin e fermerëve që mbarështojnë këto kafshë si dhe për shëndetin e gjithë konsumatorëve të produkteve blegtorale- tha Adrian Maho, drejtori Rajonal i Bujqësisë në Korçë.