E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi i fizibilitetit, KE pyetësor me 35 faqe për Kosovën

Komisioni Evropian ka përgatitur një draft të pyetësorit për studimin e fizibilitetit, që çon në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Në këtë dokument, institucioneve të vendit u kërkohet të japin shpjegime të detajuara për gjithçka.
Gazeta “Express” sjell pyetjet e Komisionit, të cilave, me dinamikën e tanishme, vështirë se mund t`u jepet përgjigje pozitive për një kohë të gjatë.
Pyetësori i Komisionit Evropian për studimin e fizibilitetit për Kosovën është një pyetësor i detajuar, ku institucionet e Kosovës do të duhet të zbulojnë ndoshta edhe ato që nuk kanë dëshirë.
Marrë parasysh volumin e madh të pyetjeve dhe kërkesave që Komisioni Evropian u drejton institucioneve të Kosovës, ato do të kenë një punë të lodhshme në ofrimin e përgjigjeve të detajuara për secilën kërkesë.
Skanimi që BE synon t`i bëjë Kosovës para se të propozojë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përfshin shumë fusha.

Komisioni Evropian kërkon të dijë më shumë rreth kornizës së legjislacionit dhe politikave, kornizës institucionale, zbatimit praktik të legjislacionit dhe politikave, funksionimin e institucioneve si dhe një vetëvlerësim se sa afër është Kosova me standardet e BE-së.
Ky pyetësor, me 35 faqe përmban pyetje dhe kërkesa të detajuara, e që është i ndarë në tre kapituj, ku ka për fokus kriteret politike, kriteret ekonomike dhe aftësinë për të marrë përsipër detyrimet që dalin nga MSA.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›