E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rafflesia arnoldi lulja më e madhe në botë

MALAJZI- Me një diametër prej 2 metrave, lloji i lules me emrin Rafflesia është lulja më e madhe në botë. Lulëzimi i saj është shumë vështirë të shihet, sepse Rafflesia lulëzon vetëm katër deri në shtatë ditë gjatë një viti.

Rafflesia arnoldi, lulja më e madhe në botë, e cila peshon madje deri në 10 kilogramë, është unike në botë. Gjendet në malet e Malajzisë, Tajlandës jugore, dhe ato të ishujve indonezianë Sumatra e Java.Bëhet fjalë për një lule shumë të rrallë, që vështirë haset edhe nëse e kërkojmë me ditë e javë të tëra. Pasi lulëzon vetëm katër deri në shtatë ditë gjatë një viti është edhe më e vështirë të shihet në fazën e lulëzimit.

Rafflesia arnoldi është parazit bimor. Ajo ka lulen më të madhe në botë, por nuk ka as trup e as gjethe. Biologët pohojnë se nuk e dinë se sa lloje të kësaj luleje ekzistojnë, por deri tani janë zbuluar gjithsej 17 lloje.Ata që kanë pasur rastin ta gjejnë thonë se lulja e saj e ka një erë shumë të keqe. Për këtë arsye shumëkush e quan “lulja kutërbuese”.

Meqenëse kjo lule është shumë interesante për turistë të shumtë të huaj por edhe vendës, autoritetet tajlandeze kanë caktuar dënime të rënda monetare e madje edhe dënime me burg në rast të shkatërrimit të këtyre luleve.
Kjo lule e ka marrë marrë emrin e saj sipas biologut Sir Stamford Raffles dhe doktorit Joseph Arnold, të cilët e kanë zbuluar në vitin 1818.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›