Bllofi i 200 kg kokainë lirohen 4 të arrestuar droga doli vaj palme
TIRANE-"Zhduken” 200 kg kokainë. Bashkë me të humbin gjurmët e të gjithë personave të implikuar në porositjen, sjelljen dhe më pas menaxhimin e sasisë më të madhe të kokainës të deklaruar si e bllokuar në vendin tonë. Kamioni që e solli, gjendet i bllokuar në Lundër te rezervat e shtetit, ndërsa policia e Tiranës mban ende në qeli Dhimitraq Harinos, të publikuarin e prokurores së Përgjithshme si porositës i mallit.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotem se të gjithë të tjerët, ose konkretisht katër personat për të cilët u tha se u ndaluan, janë lënë të lirë pasi kanë provuar mosdijeni për sasinë prej 200 kilogramësh kokainë e sjellë në Gjirokastër nga Kolumbia nëpërmjet 7 shteteve të tjera. Këto janë detajet nga komponentët e hetimit, zbulimit dhe ndalimit përgjatë 48 orëve, ndërsa Policia e Shtetit që ka marrë pjesë si bashkëpunëtore në aksionin e iniciuar prej homologëve belgë dhe spanjollë, ka preferuar të heshtë për gjithçka që ka të bëjë me operacionin e nisur rreth 10 ditë më parë dhe të konkretizuar sipas Prokurorisë së shtetit më 19 mars, kur është lëshuar edhe urdhër-ndalimi për bosin e kompanisë “Merentino”, ortakun e tij, shoferin e kamionit dhe bashkëshorten e këtij të fundit. Gjithçka që u tha për të dyshuarit si pjesëtarë të kësaj ngarkese u përcoll në një komunikatë lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme mbrëmjen e së martës, ndërkohë që biznesmeni i “Merentinos” kishte lënë ambientet e policisë së Tiranës dhe ishte kthyer në Gjirokastër.
Bbiznesmeni gjirokastrit Kristaq Kotro, pronar i kompanisë “Merentino” shpjegon se ishte ai pritësi i vajit të palmës, por nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës. Në një intervistë për “GSH”, biznesmeni Kotro tregon se pasditen e 21 marsit pranë kompanisë së tij kanë mbërritur dhjetëra forca policie dhe e kanë shoqëruar drejt Tiranës së bashku me ortakun Simo.
Por, sikunder cdo operacion i rendesishem, kete radhe Policia e Shtetit nuk ka bere asnje deklarate per kokainen. I gjithë operacioni që pretendohet të jetë më i madhi për nga sasia e kokainës që thuhet se u bllokua, ka mbetur vetëm në një deklaratë të Prokurorisë së Përgjithshme, deklaratë që pranon se në vajin palma ishin të tretura 200 kg kokainë. Gjithashtu mësohet se vaji bashkë me kokainën janë sjellë në laboratorë të posaçëm në Tiranë për të bërë veçimin e drogës, por as orëve të vona të së mbrëmshmes nuk u dha asnjë fakt për këtë procedurë normale pune.
(d.b/BalkanWeb)