E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt ushtria gati per zbrazur sheshet

8 gushti është dita që më shumë tremb egjiptianët. Përfundimi i muajit të Ramazanit shënon dhe ditën e ultimatumit të vendosur nga ushtria për të zbrasur sheshet nga manifestuesit e Vëllazërisë mualimane të cilët vazhdojnë të protestojnë në mbështetje të ish presidentit Morsi.
Situatën e ka tensionuar më shumë dhe deklarata e kreut të ri të shtetit Mansur, i cili është shprehur se është vendosur të ndërmerret një hap para dhe se të gjithë duhet ta kuptojnë, ndërsa ata që nuk e kuptojnë duhet të 0paguajnë pasojat.
Mansur gjithashtu ka deklaruar zyrtarisht të dështuar ndërmjetësimin e Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ulir në tryezën e bisedimeve ushtrinë dhe forcat laike nga njëra anë dhe partitë islamike të Vëllazërisë muslimane nga ana tjetër.
Tashmë që qeveria e ka cilësuar si të parevokueshëm vendimin për zbrasjen e shesheve, mbështetësit e vëllazërisë muslimane përgatiten të përballen me ushtrinë due vendosur barrikada me tulla dhe cimento. Parashikimet flasin për një masakër më të keqe se ato që kanë ndodhur deri tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›