Studimi, truri jep përgjigje intensive ndaj muzikës live
Truri njerëzor i përgjigjet muzikës dhe përgjigja është më intensive dhe e artikulueshme kur tingujt janë realë, vepër e një muzike të luajtur direkt, sesa kur ajo është prodhim kompjuterik.
Këtë e ka dëshmuar së fundi një kërkim i publikuar në revistën “PloS One” realizuar nga një kërkues i Universitetit të Sussex, Stefan Koelsh, në bashkëpunim me shkencëtarët Max Plank Institute.
Kërkuesit i kanë vënë për të dëgjuar disa vullnetarëve pjesë muzikore “dal vivo” nga disa muzikantë dhe “produkte” kompjuterike. Gjatë dëgjimit u regjistrua përgjigja elektrike e trurit dhe ajo e lëkurës.
Pavarësisht se asnjë nga të anketuarit nuk ishte me edukatë muzikore, truri i secili tregoi një aktivitet të qartë elektrik në pëgjigje të ndryshimeve të tingujve dhe tonit muzikor.
Ky reagim ishte më i fortë kur muzika e dëgjuar, ishte e luajtur nga një muzikant në ndryshim nga rastet kur ishte e peodhuar në kompjuter.
Studimi tregon se në rastin e parë, truri duke dëgjuar dukej se kërkonte të zbuolonte kuptimin e muzikës që luante pianisti.
“Wshtë një përgjigje e ngjashme me atë që truri ka përpara një testi, kur kupton të zbulojë domethënien e fjalëve”- shpjegon Koelsh.
Sipas saj rezultatet, tregojnë që muzikanti komunikon në kohën që luan dhe në këtë moment truri i dëgjuesit ‘prodhon’ përgjigjen për sa dëgjon, qoftë fjalë, qoftë muzikë.
Caterina Visco
Marrë nga Yahoo.it