E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi në Universitet, mijëra fitues rrezikojnë shkollën

Ndryshe nga cfarë ishte parashikuar se regjistrimi online do të ishte efektiv dhe i shpejte, Ministria e Arsimit vendosi të shtyjë edhe një ditë regjistrimet në Universitete. Data e fundit është 24 shtatori deri në mesnatë, ku maturantët duhet të shfrytëzojnë orët e fundit për të bërë regjistrimin.

Deri në mesditë janë regjistruar 21.000 maturantë dhe krahasuar me një ditë më parë, janë vetëm 1000 të rinj që e kanë kryer këtë proces. Nga këta 2.500 kuota janë të maturantëve që kanë zgjedhur Universitetet e huaja. Kjo do të thotë se rreth 3.500 maturantë fitues rrezikojnë seriozisht Universitetin.
 

Drejtoresha e arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit, Edlira Late, pasi ka përsëritur apelin për tu regjistruar, tha se një pjesë e maturantëve do të mund të futen në Universitet pasi do të plotësojnë formularin A3.
 

Gjithashtu, MASH qetëson fituesit se gjatë regjistrimit dhe hapësirave boshe mund të bëhen spostimet përkatëse drejt preferencave më te larta, por në asnjë mënyrë sipas MASH, fituesit nuk crregjistrohen automatikisht atje ku kanë fituar për herë të parë. Kjo do të ndodhë vetëm nëse ata duan të vazhdojnë garën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›