E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studionin vipat ne web, u vidhnin me pas vilat

Gjate javes duhet te paraqiten ne gjykaten e Los Angeles anetaret e nje bande qe “Los Angeles Times” i ka quajtur si “Bling Ring”.
Rasti i hajduteve te bizhuterive jo vetem ka terhequr vemendjen e mediave lokale, por edhe te gjigandeve mediatik si “New York Times”. Gjashte adoleshente, te gjithe rreth moshes 20 vjecare, dyshohen se u kane vjedhur yjeve te rinj gure te cmuar, ora, veshje firmato dhe aksesore luksi me nje vlere prej 3 milione dollaresh. Viktimat: nga Paris Hilton tek Lindsay Lohan, Megan Fox dhe Orlando Bloom. Goditje perfekte te realizuara kryesisht fale mediave online dhe rrjeteve sociale si “Twitter”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›