Histroria e letërsisë shqipe, Floresha dado boton të parin studim të plotë
Në këto 15 vjet kemi parë dhe dëgjuar nga studiues, shkrimtarë dhe kritikë se si duhet të jetë një histori për letërsinë shqiptare. Por më shunmë sesa fjalë kemi dëgjuar debate të pa vlera amatoreske. Profesoresha dhe akademikja Floresha Dado i ka dhënë fund këtyre diskutimeve. Në prani të shumë kolegëve ajo promovoi librin e saj "Sfida Teorike të Historiografisë Letrare" botimi i parë serioz dhe i plotë përsa i përket historisë letrare.
Libri ka marë vlerësime të shumta nga shumë profesorë, akademikë dhe studiues të cilët e shohin atë si një fillim serioz për shkrimin e historisë letrare.
Sipas Dados kanë qënë 7 arsye të cilat e shtyjnë atë të shkruajë këtë libër ku më thelbësorja është se dëshiron të theksojë se rishkrimi i Historisë së Letërsisë Shqiptare nuk është thjesht një dëshirë por punë e specialistëve të saj. Libri përbëhet nga 16 kapituj ku ngacmojnë dhe nxitin debatet në zhvillimin e letërsisë.