E Diel, 1 Nëntor 2026

Studiuesi Behar Gjoka promovon romanin e tretë, "Orët e Ringjalljes"

Studiuesi Behar Gjoka ka prezantuar romanin e tretë të tij, "Orët e Ringjalljes". Ky roman i botuar fill pas një viti nga koha e shkrimit në Prishtinë, është vlerësuar me çmim nga shtëpia botuese "Buzuku", ndërsa vjen 9 vjet më vonë për lexuesin në Shqipëri. Kronika e luftës dhe e njerëzve të saj e prekur nga afër, e fateve të fëmijëve pa fëmijëri dhe e shumë krimeve, ndërhyrja e forcave të NATO-s si një përgjigje e qytetërimit perëndimor ndaj barbarisë serbe, janë spuntoja e shkrimit të këtij romani. Humbja e prindërve të një fëmije 5-6 vjeçar, si dhe mbështetja që ai gjen nga ushtarakët e SHBA-së, Anglisë, Francës dhe Gjermanisë, përbën historinë letrare të këtij teksti. Rrëfimi i larmishëm, situatat e befta që tentojnë rrokjen e tragjikes, e shoqëruar shpesh edhe me notat e një dialogu të ndezur, e shndërrojnë në një tekst që eksperimenton me fjalën, strukturën e romanit, por edhe me sigurimin e personazheve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›