Studiuesi zviceran Enveri diktatori me karizmatik
Dr. Daniel Ursprung pedagog ne Universitetin e Zyrihut mori pjese dje ne Konferencen shkencore Nje akt balance mes shkences politikes dhe ideologjise Shkencat sociale shqiptare dhe hulumtimet moderne gjermane mbi Shqiperine ku referoi mbi temen Legjitimimi i sundimit permes fotografive Nje krahasim i kultit te udheheqesit tek Stalini Enver Hoxha dhe
aushesku. Sipas Ursprung kulti i diktatorit shqiptar bazohej ne elemente me reale sesa ai i liderit sovjetik e atij rumun. Pjesemarrja ne Luften Antifashiste dhe dalja me mase ne publik ishin dy elementet qe i sherbenin Hoxhes. Ne nje interviste te shkurter Ursprung pershkuan karakterin e diktatorit shqiptar permes zberthimit fotografik.
Flitet shpesh per diktatoret por ju na sillni nje studim interesant fokusohet mbi imazhet e tre udheheqesve komuniste ndertuar mbi bazen e fotografive si lindi kjo ide
Jam studiues i historise se Europes Juglindore dhe kam bere nje liber mbi popullaritetin e Nikolai ausheskut ne Rumani. E kam shkruar kete liber kater vjet me pare dhe nuk kisha nder mend te shkruaja mbi Enver Hoxhen. Por ne Gjermani bera nje studim sistematik dhe krahasova figuratausheskut Stalinit dhe Hoxhes ku shkrova nje artikull te shkurter mbi kete. Per te bere kete krahasim jam mbeshtetur mbi propaganden qe behej permes fotografive.
Dhe si na paraqiten ata permes fotografive
Duke krahasuar figurat e Nikolai ausheskut dhe te Enver Hoxhes shoh qe kulti i Hoxhes eshte me i gjalle dhe me me shume elemente se ai i ausheskut. Ky i fundit u be i merzitshem ne vitet 1980 ndaj dhe per kete populli filloi te krijoje anekdoda jo vetem per jeten e tij politike por edhe personale. Dhe ne drejtimin e propagandes eshte bere me shume ne Shqiperi sesa ne Rumani. Po te shohesh fotografite e liderit rumun veren vetem ate dhe gruan e tij ndersa ne ato te udheheqesit shqiptar shohim me shume personazhe te nivelit te dyte njerez qe kane kontribuuar ne jeten politike te vendit.
Duke zberthyer imazhin qe ofron fotografia si do ta vleresonit diktatorin shqiptar Sa i sajuar ishte imazhi i tij
Enver Hoxha ishte i vetmi lider qe kishte nje karizem te vertete pasi ai kishte qene udheheqes i luftes kunder gjermaneve ne Luften e Dyte Boterore cka i mungonte Stalinit dhe ausheskut te cilet u bene udheheqes pas Luftes duke sjelle ne fuqi sistemin komunist. Keshtu Enver Hoxhes nuk i duhej te sajonte shume elemente sic kane bere dy lideret e tjere. Po te shohesh kultet e tyre jane te ngritura mbi shume elemente te krijuar. Enver Hoxha sigurisht e mbeshteti pushtetin e vet mbi nje realitet te paqene por shume elemente ishin te vertete pra ai kishte nje karizme reale. Enver Hoxha nuk ishte shume i pranishem ne publik ashtu si bente aushesku dhe Stalini. Thuajse cdo dite aushesku ishte prezent ne televizion per gjysme ore kurse Enver Hoxha ishte me i pranishem ne daljet e tij ne popull sesa ne ekran apo ne film pra njerezit kishin mundesi te shihnin Enver Hoxhen real njeri ndryshe nga aushesku qe preferonte ekranin.
Mundet ta justifikoje kjo edhe menyren me te dhunshme te renies se regjimit te ausheskut dhe ekzekutimin e tij
Kam pershtypjen se ne vitin 1989 thuajse te gjithe rumunet e urrenin ausheskun dhe besoj se ishte nje urrejtje e vertete. Vitet e fundit njerezit po beheshin gjithnje e me te varfer. Ndersa ne Shqiperi permes fotografive kam pare kolona te gjata njerezish qe qanin ne vdekjen e tij sigurisht ka edhe sajim por ka edhe dicka te vertete aty.
Hulumtimet moderne gjermane mbi Shqiperine
Teza dhe antiteza perfundime te reja dhe debate. Ky ishte qellimi i konferences shkencore Nje akt balance mes shkences politikes dhe ideologjise Shkencat sociale shqiptare dhe hulumtimet moderne gjermane mbi Shqiperine qe u organizua dje nga fondacioni gjerman Hanns Seidel HSS ne kuadrin e Tetorit Gjerman. Sipas njerit prej organizatoreve gjuhetarit Pandeli Pani ka shume gjuhetare sociologe historiane e etnografe gjermane qe jane marre me Shqiperine pergjate nje periudhe gati nje shekullore. Per shkak se studimet e bera gjate periudhes se diktatures ne Shqiperi nuk mund te krahasoheshin me ato qe zhvilloheshin ne bote edhe sot fanepsen ide qe ne shkencen e sotshme ne Gjermani Austri apo Zvicer jane tejkaluar. Kjo ka ndodhur me gjuhesine etnografine historine etj. Prandaj vendosem qe te bejme kete konference mbi albanologjine e cila nuk merret vetem me gjuhen dhe letersine por me Shqiperine ne teresi. Temat jane nga me te ndryshmet nga gjuhesia historia politika mitet e krijuara por me se shumti mbi ate ceshtjen e murit qe njerezit kane ende ne koke duke vazhduar te mbajne dogmat e asaj periudhe u shpreh Pani.
Alma Mile