E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje te shkolla Sami Frasheri

/ /

Ngjarja ndodhi mesditen e djeshme ne ambientet e brendshme te oborrit te shkolles. Policia e Tiranes tha se ka nisur procedim penal ne gjendje te lire per dy 18-vjecaret Tigri Kovaci dhe Lirim Ahmetaj te cilet njekohesisht jane edhe te demtuar nga perleshja ku u perfshine edhe persona te tjere te njohur te dy protagonisteve. Burime nga Komisariati nr.3 i policise se kryeqytetit thane se sebepi i sherrit mes dy maturanteve ka qene nje vajze po ashtu nxenese e vitit te katert ne shkollen e mesme te cilen e pretendonte njeri prej autoreve. Fillimisht dy adoleshentet kane nisur te debatojne ne oret e mesimit ku nuk kane munguar as fyerjet e me pas sherri mes tyre eshte zhvendosur ne palestren e shkolles. Por mosmarreveshja nuk eshte mbyllur aty. Mesuesit jane detyruar te pezullojne mesimin duke anuluar oret e tjera dhe kane nxjerre nga shkolla te gjithe nxenesit duke lajmeruar policine. Ndersa vete dy protagonistet Kovaci dhe Ahmataj kane vazhduar konfliktin jashte shkolles pasi kishin lajmeruar secili nga dy shoke te tjere persona qe nuk ishin nxenes te shkolles dhe konflikti ka marre permasa te tjera.
KONFLIKTI
Pasi kane kaluar rrethimin e shkolles rreth ores 1210 Tigri Kovaci dhe Lirim Ahmetaj te ndihmuar secili edhe nga dy persona te tjere te njohur te tyre kane nisur nje sherr me grushte e shqelma duke perdorur me pas edhe mjete te forta gure e tulla. Ne sherr jane perfshire gjithsej gjashte persona pa llogaritur nxenes te viteve te katerta qe kane tentuar te nderhyjne per te larguar miqte e tyre ne menyre qe te mos lendoheshin. Por asgje nuk ka bere efekt pasi dy maturantet kerkonin me ngulm qe ta conin deri ne fund ate qe kishin nisur. Sipas nxenesve te gjimnazit Sami Frasheri konflikti eshte zhvendosur pergjate Rruges se Barrikadave madje kane degjuar edhe te shtena armesh si dhe kane pare edhe kacavida e leva hekuri qe jane perdorur nga protagonistet. Ne vendin e ngjarjes ka mberritur menjehere policia duke shoqeruar ne Komisariatin nr.3 te gjashte te rinjte e perfshire ne sherr. Burime nga policia thane se nuk jane perdorur arme te ftohta dhe as arme zjarri por gjithcka eshte nje iluzion i nxenesve te cilet i kishte kapur paniku. Fillimisht te gjithe jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje ne Komisariatin nr.3 ku kane shpjeguar edhe motivet e ngjarjes. Burimet sqaruan se per te gjithe ka nisur procedim penal ne gjendje te lire me akuzen e demtimeve te tjera me dashje por asnjerit prej te shoqeruarve nuk i jane gjetur objekte te jashteligjshme. Me pas njeri prej te shoqeruarve maturanti Tigri Kovaci eshte transportuar per te marre nje ndihme mjekesore ne spital dhe me pas eshte larguar per ne shtepi.

Policia shkoi ne shkolle pas sherrit

TIRANE - Policia e kryeqytetit disa here radhazi ka njoftuar se eshte duke zbatuar planin e sigurise dhe ruajtjes se rendit ne shkolla. Megjithese forcat e rendit kane mberritur dje brenda pak minutave ne shkollen Sami Frasheri ne momentin e ngjarjes nuk ka pasur efektiva blu te pranishem. Plani i sigurise ne shkolla nenkuptonte ose vendosjen e punonjesve te posacem qe kryenin sherbim prane shkollave ose stacionimin e patrullave dhe sherbimeve te policise ne afersi te institucioneve arsimore me qellim nderhyrjen e shpejte ne raste situatash kriminale si dhe kontrollin e personave problematike qe mund te veprojne prane shkollave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›