E Diel, 1 Nëntor 2026

Hotelet turistike USAID nis klasifikimin ne tre kategori

Mashtrimit me yjet false te hoteleve duket se po i vjen fundi. Nje program i USAID i cili do te zbatohet ne muajt ne vijim nxjerr sistemin e pare shqiptar te klasifikimit per bizneset akomoduese te turizmit. Hotelet dhe bujtinat do te vleresohen bazuar nder te tjera ne Parimet e Qendrueshmerise se Turizmit Global dhe pastaj do te klasifikohen me vleresim te arte argjendte ose bronzte. Ky klasifikim do te publikohet ne nje faqe interneti dhe ne broshura udhetimi per turiste te huaj. Kjo nisme vjen pas bashkepunimit te USAID-it me Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Spor-teve te cilat mundesuan nje takim me eksperte nderkombetare per konsulence lidhur me praktikat e qendrueshme ne renditjen e biznesit dhe aksesit ne tregje. Ekspertet i perkisnin Keshillit per Turizem te Qendrueshem Boteror Shoqates National Geographic dhe Expedia. Ata u takuan dje me bizneset kryesore te turizmit shqiptar. Drejtori i Misionit te USAID Xhozef Uilliams gjate seminarit mbi Turizmin e Qendrueshem mbeshtetur nga USAID u shpreh se turizmi shqiptar ndodhet ne nje pike kritike te zhvillimit te tij. Pikerisht ne kete moment sipas tij i duhen dhene edhe orientimet e drejta dhe politikat e duhura. Vendimet e marra sot jane te rendesishme si per rritjen ashtu edhe per mbrojtjen e burimeve te pasura natyrore kulturore dhe historike te Shqiperise tha Uilliams.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›