E Diel, 1 Nëntor 2026

Studiuesit: Xhubletat shqiptare, nën mbrojtjen e UNESCO-s

Studiuesit e Festivalit Folklorik Kombëtar kanë përsëritur sërish kërkesën për përfshirjen e xhubletës shqiptare në Trashëgimine Kulturore Boterore, nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Gjatë ditëve të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës është evidentuar edhe paraqitja dinjitoze e artistëve përsa i përket veshjeve tradicionale shqiptare. Këto veshje cilësohen një nga elementët kryesorë të këtij festivali.
Xhubleta përbën një vlerë të rrallë për kombin shqiptar, mbi të gjitha në lidhje me identitetin e tij kulturor. Ajo peshon rreth 15 kilogramë. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se tipi i kostumit me xhubletë është përdorur herët ne Ballkan dhe në brigjet e Mesdheut, ndërsa ka jetuar për shekuj në qytetërimin Ilir.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›