Studentët: Në grevë derisa të marrim diplomat

Studentët e degës së drejtësisë së universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë kanë deklaruar se nuk do të dalin nga greva e urisë deri në momentin që Ministria e Arsimit t'u dorëzojë diplomat e reja me titullin "Jurist". Lajmin e ka bërë me dije për RTV "Ora News" një nga grevistët. Ai tha se nuk janë njohur me deklaratën e ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj se studentëve u janë njohur diplomat.