E Diel, 1 Nëntor 2026

Këta murgj vërtet janë më pranë Zotit (FOTO)

Share

Tempulli Taung Kalat në Burma është ndërtuar në majën e një shkëmbi vullkanik- një formacion i krijuar nga magma e dalë në malin Popa.

Këto foto brilante tregojnë tempullin, që është si një Mekë për turistët dhe budistët.

Vizitorët dhe besimtarët duhet të ngjisin 777 shkallë për të arritur në majë, ku shijohet edhe pamja fantastike.

Fotot janë realizuar nga një fotograf spanjoll, i cili ka mbetur i mahnitur, edhe pse puna e tij është që të vizitojë vendet e shenjta.

Burma vijon të jetë një vend shumë i izoluar edhe sot. Por pas disa zhvillimeve të fundit politike, vendi ka nisur të hapet ngadalë për turistët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›