E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhi dhe reshje shiu! Moti i keq shkakton probleme në rrugën Burrel – Rrëshen

Reshjet e pa ndërprera të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel – Rrëshen.

Si pasojë e shiut të vazhdueshëm në këtë aks rrugor ka patur rënie të gurëve duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të automjeteve.

Gurët dhe copat e shkëmbinjëve kanë rënë në afërsi të fshatit Urakë ku është edhe segmenti më i dëmtuar i kësaj rruge.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›