E Martë, 3 Nëntor 2026

Stuhi ndaj Alcaraz për një ndeshje me dema: Është kaq e neveritshme

Stuhi në Spanjë mbi Carlos Alcaraz, i cili ka ngjallur zemërimin e aktivistëve të të drejtave të kafshëve. Kjo ndodhi pasi tenisti 20-vjeçar iberik, duke pushuar pasi hoqi dorë nga angazhimet në Coppa Davis  me ekipin e tij kombëtar, u shfaq në tribunë duke parë një ndeshje me dema gjatë Panairit të Murcias, rajoni i tij.

Imazhi i Alcaraz në tribunën e demave ‘La Condomina’ së bashku me ish-trajnerin e ekipit kombëtar të futbollit José Antonio Camacho u bë virale në rrjetet sociale. “Do të mendonit se një tenist si Carlos Alcaraz do ta dinte dallimin mes një sporti dhe torturës”, shkruan organizata për mbrojtjen e kafshëve PETA në një postim, por ka shumë përdorues që kritikojnë zgjedhjen e numrit dy të botës. “Nuk mund të ishte perfekt”, shkruan dikush, ndërsa ka nga ata që përdorin fjalë më të vrazhda: “Është kaq e neveritshme”. Nuk mungojnë as ata që i drejtohen drejtpërdrejt Alcarazit: “A e përkrahni vërtet vrasjen e krijesave të pafajshme? A është vërtet kjo një foto e juaja duke therur dema?”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›