E Martë, 3 Nëntor 2026

Urrejtja rumune daton herët

UEFA në njoftimin e saj i cilësoi kore diskriminuese, por në “National Arena” të Bukureshtit u ndodhi më shumë se kaq, u konsumua një “dramë” që aktet fillestare i datojnë të provuara me filmime 4 vite më parë në stadiumin e Beogradit kur këta tifozë rumunë, në stadiumin e Partizanit ngritën kore kundër Kosovës dhe u mbështetën gjatë gjithë ndeshjes Serbi–Rumani. Ngjarje që si në shumicën e rasteve të ngjashme janë kaluar në heshtje.

Të gjthë fërkuan sytë kur rumunët e bënë këtë edhe në mesin e musjit qershor në zemër të Kosovës, në Prishtinë. Kjo ndodhi teksa mijëra shqiptarë në stadium u sollën në mënyrën më të qytetëruar të mundshme duke ua lënë fatin e tyre në dorë të policisë.  Ndërkohë, në minutën e 17 të ndeshjes së datës 12 shtator, situata doli jashtë kontrollit.

E kishin paralajmëruar gazetarët në prag të sfidës me pyetjet provokuese kundër kapitenit Mërgim Vojvoda por huliganët rumunë, vëllezër në ide dhe ideale me serbët e Partizanit dhe Crvena-s, ndërprenë ndeshjen e madje nuk preferuan të dëgjonin as lutjen e kapitenit të tyre.

Në Bukuresht situata mund të ishte përshkallëzuar nëse ndeshja nuk do të ishte ndërprerë ndërsa delegatët dhe arbitri rikthyen pas rreth 50 minutave ën fushën e lojës dy skuadrat e në një situatë të tillë, Kosova sigurisht që nuk mund të luante e pastruar nga pesha e presionit të ngjarjes së rëndë. Për rumunët Kosova është serbi por Mërgim Vojvoda ka një mesazh të qartë për të gjithë ata që mendojnë kështu…

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›