E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Stuhi në Kroaci e Slloveni

Dy persona humbën jetën në Zagreb të Kroacisë dhe një tjetër në Bled të Sllovenisë, si pasojë e stuhive që goditën këto shtete në orët e vona të së mërkurës. 

Lupka Hitrova nga Instituti i Trajnimit për Mjekësi Emergjente në Zagreb, tha se dy viktimat, burra humbën jetën si pasojë e rrëzimit të pemëve.  
Edhe autoritetet sllovene njoftuan se viktima në Bled kishte humbur jetën poashtu nga rrëzimi i një peme. 

Sipas autoriteteve kroate, shërbimet e emergjencës morën mbi 700 thirrje brenda 2 orësh, por zjarrfikësit mundën të ndërhynin në vetëm 50 raste, pasi stuhia ishte e shkurtër, por tepër e fuqishme.  

Sipas shërbimit meteorologjik kroat, stuhia po lëviz në zonën e Alpeve, përmes Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë deri në rajonin e Karpateve.

“Zhvillimi i reve superqelizore në nivel lokal do të jetë shumë i fortë dhe i shpejtë me shfaqje  breshëri të madh me një diametër më të madh se 
5 cm, ndërsa shpejtësia e erës do të jetë mbi 28km/h- u tha në njoftim.  

Gazetar Artur Mata

/ rtsh /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›