E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zyrtare, Kim te Bayern

Kim Min-Jae përshëndet Napolin. Me një mesazh në rrjetet sociale dhe me një video ku përmbledh bëmat e tij me fanellën e Napolit, mbrojtësi korean i falenderoi të gjithë për aventurën që jetoi në Itali. Vetëm një vit por i paharrueshëm me fitoren e titullit që përmendi Kim në postimin e tij të gjatë dhe emocionues në Instagram i karakterizuar nga ndërhyrjet, ndalimet, topat e gjatë, golat dhe çdo detaj tjetër i sezonit të tij me ngjyrat e Napolit. Menjëherë pas kësaj erdhi njoftimi zyrtar nga Bayern.

Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, Napoli njoftoi kalimin e Kim te Bayern. Më poshtë deklarata e klubit: “SSC Napoli zyrtarizoi transferimin përfundimtar të Kim Min-Jae te Bayern Munich”. Ndërkohë, klubi bavareze ka njoftuar mbërritjen e tij me një video në Tëitter, në të cilën shfaqet me një bluzë me shkrimin “2028”, duke dëshmuar për kontratën pesëvjeçare të nënshkruar me bavarezët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›