E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhi rëre mbi Arizona

Një stuhi e fuqishme rëre është përplasur mbi Feniks të Arizonës, duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin Sky Harbour dhe disa rrugë kryesore, për shkak të dukshmerisë së ulët.
Rëra, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik, shtyhej nga erëra që lëviznin me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Fuqia e tyre ka bërë që të shkëputen disa linja të tensionit të lartë, të cilat u fajësuan për blackout-et në zonë. Mediat vendase e përshkruan stuhinë e rërës si historike, më e madhja e parë ndonjëherë në rajon, me një shtrirje prej gati 50 kilometrash.

Megjithatë nuk është fundi i botës, shkruan “Daily Mail”, thjesht fillimi i sezonit të musoneve në Arizona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›