Obama: Borxhi, marrëveshje ose recesion

Një marrëveshje e munguar mbi rritjen e kufirit të borxhit mund të kthehet në një recesion edhe më të rëndë. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, duke ndërhyrë për herë të parë në “Twitter Town Hall”.
Në këtë mesazh, presidenti amerikan ka vlerësuar ndër të tjera industrinë e automobilizmit në Shtetet e Bashkuara.
Por nga ana tjetër, shefi i shtëpisë së Bardhë ka shtuar se tregu imobiliar vazhdon të peshojë mbi ekonominë.