Stuhi të fuqishme bore në SHBA
Stuhi të fuqishme bore përfshinë dje shtetet verilindore të SHBA-së, ndër të cilat Merilendin dhe Mejnin, pasi prekën Alabamën, Xhorxhian dhe Tenesin në jug të vendit, njoftuan drejtuesit e shërbimit meteorologjik amerikan.
Shërbimi kombëtar i meteorologjisë njoftoi se shtresa e dëborës arriti 10-20 centimetra në Shtetin e Nju Englandit në verilindje të vendit. Pritet që reshjet e dëborës të arrijnë deri në 38 centimetra në Masaçustes, Rod Ajlënd dhe në verilindje të Konektikatit, 36 centimetra në Filadelfia dhe Nju Jork dhe 25 centimetra në Uashington. Këto reshje të vona dëbore i kanë befasur banorët e jugut, të mësuar zakonisht me temperatura më të buta, të cilët kërkuan përdorimin e borëpastrueseve për të hapur rrugët, ndërkohë që një numër i madh fluturimesh janë anuluar dhe janë regjistruar, gjithashtu, një numër i madh aksidentesh rrugore. Sipas CNN-it, kompania ajrore "Delta Air Lines" ka anuluar një numër të madh fluturimesh, veçanërisht nga dhe për në Atlanta, në Xhorxhia. Këto reshje dëbore mund të jenë më të fortat gjatë tre viteve të fundit